Çdo synim, objektiv dhe aktivitet i këtij programi ka për qëllim parësor që nëpërmjet fuqizimit të aspekteve të ndryshme të organizimit dhe funksionimit të familjeve Kosovare, të kontribuoj në të gjitha proceset e shtetëndërtimit.
Për të realizuar këtë qëllim, do të themelojmë Ministrinë e Familjes, që do të bëjë politika dhe do të organizojë e udhëheqë të gjitha aktivitetet e përcaktuara me këtë program dhe të tjera që do të shihen të arsyeshme, si dhe do të koordinon aktivitetet me dikasteret e tjerë qeveritar për këtë qëllim.
Bazë ligjore për zbatimin e programit të Ministrisë së Familjes do të jetë Ligji për Familje dhe Ligji për Gjendjen Civile, që janë në fuqi.
FAMILJA është esenca, tabani, përkatësisht vetë ADN-ja e shoqërisë dhe kombit. Vetëm në strehën e saj të natyrshme nisin të rriten dhe edukohen brezat e shëndoshë të së ardhmes.
Nocioni FAMILJE për programin e koalicionit tonë, nënkupton institucionin e krijuar nga martesa ndërmjet një burri dhe një gruaje, si i vetmi model që mbron dhe siguron të ardhmen e fëmijëve.
Ne mbrojmë idenë se e drejta për rritjen, kujdesin dhe edukimin e brezave, apriori u takon prindërve, e pastaj edhe institucioneve.
Këto të fundit duhet t’ua garantojnë dhe sigurojnë kushtet familjeve të cilat kanë të drejtë të zgjedhin se çfarë lloji të edukimit duan t’u ofrojnë pasardhësve të tyre.
Institucioni i familjes i krijuar nëpërmjet aktit të martesës, që funksionon mbi bazën e marrëdhënieve të mira, dashurisë dhe harmonisë, ndihmës së ndërsjellë ndërmjet anëtarëve të saj, në begati e fatkeqësi, e që mundësojnë shtimin e racës njerëzore nëpërmjet lindjes së fëmijëve, ka vlerë të paçmueshme.
Mrika Krasniqi Shala duke paraqitur aspiratën e saj drejt ulëses së Kuvendit të Kosovës, kërkon mbështetjen tuaj.
Mbroni veten tuaj dhe familjet tona!
[ ] Votoni Koalicionin Për Familjen 129
□ Voto 27 Mrika Krasniqi Shala