Tradita vazhdon…
Shumë vite rradhazi i ndjeri z.Qerim Çoçaj kishte ofruar çdo dite bukë falas për çdo familje skamnore të Gjilanit, amanetin po ia percjellim edhe tash..e tashti erdhi koha ti dalim në ndihmë edhe familjeve nga Shqipëria , kush ka informata lidhur me ndonje familje shqipërare të cilët janë prekur nga tërmeti dhe janë sistemuar në Gjilan dhe rrethinë, lutemi që ti drejtoni tek ne, tek Furra-Pizzeria “Vëllezërit Çoçaj” tek stacioni autobusëve apo tek ajo perballë Agmisë, në mënyrë që të marin qdo ditë bukë dhe pjekurina të ndryshme sado që ata kanë nevojë.