Të premten, me datën 27.05.2022 janë mbajtur zgjedhjet për anëtarë të Odës së Farmacistëve në Republikën e Kosovës.
Rrjeti i barnatoreve Riga Pharm ka mbështetur publikisht dy kandidatë për anëtarë të odës së farmacistëve: Mr. Ph. Arta Zeqiri dhe Mr. Ph. Habib Luma.
Sipas rezultateve preliminare nga KKZ nga 59 anëtarët e zgjedhur, Mr. Ph. Arta Zeqiri (pronarja e Riga Pharm) është kandidatja më e votuar nga të gjithë anëtarët e Odës së Farmacistëve në Republikën e Kosovës.
Poashtu, edhe kandidati tjetër nga rrjeti i barnatoreve Riga Pharm, Mr. Ph. Habib Luma është ndër më të votuarit për anëtar në këtë kuvend.�
Riga Pharm është falenderuese ndaj të gjithë kolegëve farmacistë, për besimin që kanë dhënë për dy përfaqësuesit tanë. 🍀