Faruk Nura ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së AAK-së në Viti.Ai tha se dorëheqja e tij vjen për arsye krejtësisht personale.“Kam liruar detyrën e drejtimit të degës së AAK-së në Viti.
Këtë vendim e kam marr për arsye krejtësisht personale”, ka thënë kryetari i deritanishëm i AAK-së, Faruk Nura.Në konsultim me strukturat e partisë të nivelit qendror dhe strukturat lokale, ushtrues detyre i kryetarit të degës së AAK-së në Viti është caktuar Reshat Azizi.