Më datë 17-Prill-2021 u mbajtën garat e Fitness-it dhe Bodybuilding-ut “Kupa e Kosovës” ne Gjakovë.
Garues ishin edhe dy djem të rinj nga Gjilani te cilët u shpallen kampion në kategorit e tyre.
Fatlind Kërqeli kampion në kategorinë Man’s Classic dhe Pëllumb Latifi kampion në kategorin Man’s Physique, që të dy nga klubi i Fitness-it dhe Bodybuilding-ut AL-BA GYM.
Dy të rinjtë së bashku me trajnerin e tyre Bajram Musliu patën një rrugë të gjatë dhe me mjaft sfida, por falë disciplinës dhe përkushtimit të tyre arritën të fitojnë titujt kampionë, me shpresë qe të korrin të njëjtin sukses edhe në garat e ardhshme Ballkanike më 11, 12-Qershor-2021 që do të mbahen në Drobeta, Rumani.