Fatlum Agushi nga Zhegra e Gjilanit ka kurorëzuar me sukses studimet në Akademinë Ushtarake Gjermane, një prej institucioneve më prestigjioze në Evropë.
Diplomimi i tij shënon jo vetëm arritje personale, por edhe një moment krenarie për familjen, komunitetin dhe Kosovën, pasi ai këtë sukses e konsideron si amanet dhe përgjegjësi të përjetshme ndaj atdheut.
Statusi i plotë i Fatlum Agushit:
Diplomimi nga Akademia Ushtarake Gjermane
Nuk është thjesht një ditë, por një amanet i vulosur në shpirt.
Uniforma që mbaj nuk është vetëm shtof është gjak, djersë dhe sakrifica e brezave që luftuan për këtë tokë. Çdo hap gjatë 3 viteve në këtë akademi ka qenë një betim i heshtur se do ta mbroj atdheun deri në frymën e fundit. Diplomimi im nuk është shpërblim personal është fillimi i një përgjegjësie të përjetshme: të jem bir i denjë i Kosovës dhe mburojë e saj.
God, Family, Country.









