Fatmir Rexhepi, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në ditën e parë të fushatës ka shpalosur programin e tij, të bazuar në projektin për shtet ligjor, transformim ekonomik dhe politik, duke synuar fundin e qeverisjes korruptive.
“Po ju drejtohem juve si një demokrat i ditëve te para të LDK-së, që përkushtimi dhe sinergjia jonë të fokusohet drejt dhënies formë të ndryshimit dhe projektit tonë për shtet ligjor si dhe transformimit ekonomik dhe politik të vendit, ku prioritet absolut mbetet zhvillimi dhe dhënia fund e qeverisjeve korruptive”, tha Rexhepi.
Rexhepi si kandidat për deputet ka deklaruar se gjendja ekonomike të ndryshojë.
“Si dhe që të kemi shtet demokratik, drejtësi, zhvillim, arsimim cilësor dhe punësim, besoj që me vullnetin tuaj të rreshtohemi në krah të alternatives programore dhe qeverisëse të drejtuar nga z. Vjosa Osmani, që jo vetëm simbolizon shpresë tek të rinjtë, por edhe do të drejtoj një qeveri që punon për qytetarin drejt një Kosove të integruar në familjen evropiane”, tha Rexhepi.
Sipas Rexhepit, përgjegjësia tani kalon tek votuesit, pra tek të gjitha brezat e shoqërisë sonë – prej nga të rinjtë që duan të formohen dhe kontribuojnë për shtetin e tyre – tek gjeneratat që sakrifikuan me mund, djersë e gjak që Kosova të jetë shtet i pavarur sot.
“Përgjegjësia është te ju që të votoni qeverisjen që të gjithë meritojmë. Prandaj këto ditë, këtë javë deri me gjashtë Tetor dhe në proces të lirë zgjedhor, kemi shansin që të bëjmë kthesën e madhe për një fitore të LDK-së, si dhe të betejës demokratike për çlirim nga uzurpatoret e Lirisë, te demokracisë, të pasurisë si dhe të ardhmërisë së vendit tone”, ka deklaruar Rexhepi.
“Kështu, çdo qytetar që do barazi e shtet ligjor, që do mundësi për punësim e zhvillim të biznesit, që do mundësi për investim e ta ndërtoj ardhmërinë në Kosovë, e ka vetëm një alternativë: Me VJOSËN BESËLIDHJE PËR NDRYSHIM, PËR SHTET, PËR PROSPERITET DHE DEMOKRACI. #LDK #LDK134 #FatmirRexhepi #FatmirRexhepi20 #nr20”, tha Rexhepi.