Lidhja Demokratike e Kosovës u radhit si parti e dytë në zgjedhjet e gjashtë tetorit. E tillë ishte edhe në Gjilan, në komunën e njohur si bastion i dikurshëm i LDK-së.
Ndër emrat e kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës nga kjo parti ishte edhe Fatmir Rexhepi.
Rexhepi, ndryshe njihet si ministri i vetëm kosovar që pati dhënë dorëheqjen përderisa po qëndronte në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Dorëheqja e Rexhepit erdhi në vitin 2007 kur edhe u mbajtën demonstratat kundër Paketës së Ahtisarit.
Ai dha dorëheqjen pavarësisht faktit se nuk kishte asnjë kompetencë ndaj policisë së UNMIK-ut.
Në këto zgjedhje Rexhepi doli më i përkrahuri në Komunën e Gjilanit. Si kandidat i LDK-së ai mori 5mijë e 673 vota, transmeton Indeksonline.
Edhe pse ende nuk ka njohuri për votat e përgjithshme që mori anembanë Kosovës, bashke komunarët e tij zgjodhën që ta përkrahnin edhe një herë në rrugën e tij politike e institucionale./Indeksonline/