Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka filluar sot dhe po drejtohet nga deputeti më i moshuar, Avni Dehari.
Aktori gjilanas Fatmir Spahiu, i njohur si “Bufi”, ishte propozuar për ministër të Kulturës nga kryeministri në detyrë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit të kaluar, por nuk arriti të emërohej në këtë post.
Sot, teksa po mbahet seanca e Kuvendit, Spahiu përmes një statusi ka bërë të ditur se nuk do të jetë ministër i Kulturës.

