Aktori Fatmir Spahiu, i njohur si “Bufi” ka ironizuar me situatën e ngritjes së çmimeve në Kosovë.
Përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, Spahiu ka shkruar se kartëmonedha 5 euro duhet të hiqet nga tregu tani, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Kartemonedhen e 5€ eshte mire me nxjerre komplet prej perdorimit. Sen s’po kryne pune ma”, ka shkruar aktori kosovar.
Kujtojmë se ditën e djeshme është rritur përsëri çmimi i naftës dhe i benzinës. Tani një litër naftë kushton 1.82, ndërsa një litër benzinë kushton 1,84, kurse edhe çmimet e gjërave të tjera esenciale si vaji, mielli, buka, e shumë të tjera kanë shënuar rritje kohëve të fundit.