Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka nisur prezantimin e kabinetit me të cilin synon të formojë Qeverinë Kurti 3.
Ai ka bërë të ditur emrat e ministrave që do të drejtojnë dikasteret kryesore, duke theksuar që përbërja e kabinetit synon të vazhdojë “punët e mira” të qeverisë së mëparshme dhe të sjellë reforma të reja.
Një nga emrat e shpallur është ai i Fatmir Spahiut, i propozuar për postin e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit.










