Bota duhet ta njeh tanimë mirë “Rusinë e Vogël” të Ballkanit. Ky është momentum gjeopolitik dhe medial ndërkombëtar që ne duhet shfrytëzu për interesat kombëtare të Republikës sonë!
Jam shumë i lumtur që rrjeti pan-evropian medial EURACTIV me seli në Bruksel ka botuar sot në mengjes opinionin tim, teksti i plotë i të cilit është në linkun e mëposhtëm.
Ja disa nga pikat kyçe të shkrimit në fjalë:
Lojaliteti i Serbisë ndaj Putinit është kërcënim për konflikt të ri në zemër të Evropës! “Rusia e vogël” e Ballkanit nuk duhet të përkëledhet më ngase Putini mund të destabilizojë rajonin përmes aleatit historik të Rusisë, Serbisë.
Një konflikt i ri në Ballkan do ishte shumë më sfidues për Perëndimin sesa lufta në Ukrainë. Krahasimet që Putin ka bërë në mes intervenimit të NATO-s në Kosovë dhe ndërhyrjes së tij ushtarake në Ukrainë përçojnë mesazhe kërcënuese për Perëndimin sa i përket destabilizimit të mundshëm në Ballkan.
Andaj është imperativ i kohës që NATO, BE, dhe SHBA-të t’ia bëjë të kjartë Serbisë njëherë e mirë se rreshtimi i saj me Putinin mbyllë dyert e integrimit euro-atlantik për të, dhe njëkohësisht Kosovës t’i ofrohet perspektivë e sigurtë dhe e përshpejtuar e anëtarësimit në NATO dhe BE!