Kuvendit të Republikës nuk i’u bashkua Faton Bislimi nga radhët e LDK-së në Gjilan edhe pse ishte më i votuari nga kjo parti.
Përmes një postimi në facebook, Bislimi ka treguar se ai nuk ka arritur të siguroj ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Miq, dashamirë, e votues të LDK-së — ju falëmnderit nga thellësia e zemrës për përkrahjen tuaj për kandidaturën time në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit. Unë nuk arrita të marrë mandatin e ri në Kuvend, por përkundër ndryshimit të numrit në listën zgjedhore që më ishte bërë (njëherë 41 e mandej 43), dhe inxhinjeringut elektoral të mendësisë së vjetër, unë sot ndihem krenar që në Gjilanin tim kam arritë të jem kandidati më i votuar i LDK-së, dhe në secilen komunë tjetër të Kosovës kam rritur votën mesatarisht për 100% në krahasim me rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2019. Edhepse numër i pamjaftueshem për të hyrë në Kuvend, mbi 7280 votuesëve të mi, u jam përjetësisht mirënjohës, për besimin e dhënë, duke më mundësuar që të jem kandidati që ka shënuar rritje në vota edhe në këtë shembje elektorale të LDK-së! Zoti ju ruajtë e ju bekoftë të gjithëve! Urime e suksese të gjithë deputetëve të Legjislaturës së re të Republikës!