Në një mesazh të ngrohtë e plot vlerësim, profesori dhe ish-deputeti Faton Bislimi ka shprehur mbështetjen e tij të fuqishme për kandidaturën e Arbër R. Ismajlit për kryetar të Komunës së Gjilanit.
Ai e cilëson Gjilanin si një vend të zemrës dhe thekson se me udhëheqjen e Ismajlit, qyteti mund të kthehet në model të qeverisjes lokale në gjithë Kosovën. “E kam njohur Arbërin prej dekadash dhe besoj fort në vizionin e tij,” thotë Bislimi, duke shtuar se 12 tetori duhet të jetë një festë e madhe për qytetin e demokracisë.
Postimi i plotë nga Faton Bislimi:
Gjilani ka qenë dhe mbetet një vend i zemrës për mua — vendi i Agim Ramadanit, Idriz Seferit, Mulla Idriz Gjilanit, e Xhavit Ahmetit, e plotë patriotëve të tjerë që dhanë më shumë se veten e tyre për kauzën tonë kombëtare.
Gjilani është nyja e zhvillimit ekonomik e demokratik, jo vetëm për Kosovën, por edhe për bashkëkombasit tonë në dy anët e kufirit.
Vlerësoj se 12 tetori duhet të jetë festë e madhe për qytetin e demokracisë, dhe besoj fuqishëm që nën udhëheqjen e mikut tim Arbër R. Ismajli, ky vend do bëhet shembulli më i mirë i qeverisjes lokale në Republikën tonë të re.
Arbërin e njoh për dekada të tëra dhe kemi punuar bashkërisht edhe në zyrën e Kryetarit të Gjilanit për një kohë. Nuk kam dyshim as në përkushtimin e tii e as në kapacitetin e tij për të realizuar atë që njëherë ka qenë edhe ëndërr e imja–për ta bërë Gjilanin ashtu siç e meritojnë Gjilanasit.
Suksese miku im e të priftë e mbara në këtë garë, finishi i së cilës, besoj fort, do jetë një e kremte e madhe për të gjithë ne!