Dardania e Gjilanit ka qenë strumbullari i aktiviteteve kryesore të LDK-së gjatë periudhës më të rëndë në vend nën okupimin serb.
Dardania e Gjilanit, edhe në ditët më të vështira elektorale të saj, i ka dhënë rreth 2000 vota LDK-së!
Mendësia e mykun politike nuk mund ta ndalojë vullnetin e lirë të aktivistëve meritorë, e përkrahësve që për bindje politike e kanë rugovizmin e jo servilizmin!
Ajo që u quajtë ‘Kuvendi i Turpit,’ duke iu referuar kuvendit zgjedhor të nëndegës “Dardania I” (me vetem 20 pjesëmarrës e i shtyrë nga 15, për 25, e mandej për 30 qershor, për t’a siguruar një listë emrash të përvetshëm për delegatë dege) është lajm ogurzi për LDK-në në përgjithësi, e Degën e Gjilanit në veçanti!
Sidoqoftë, LDK nuk është pronë e askujt! Është vullnet i qytetarëve që besojnë në idenë e lirisë, pavarësisë e demokracisë!
Dardania e Gjilanit do të jetë pikënisja e rikthimit të LDK-së tek vlerat themeltare e idealet kombëtare që janë testamenti politik i Presidentit Rugova! Asnjë LDK tjetër e as ajo e ‘rrugës së tretë,’ nuk i duhet Kosovës, pos LDK-se së vizionit rugovist si djathtizmi ynë autentik kombëtar!