HISTORIKE: Lugina për herë të parë në OKB në New York!
Sot, bashkë me delegacionin nga Lugina e Preshevës u pritëm në Zyren e Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së nga z. James Turpin, Drejtor për Paqe të Qëndrueshme, me të cilin u dakorduam që çështja e të drejtave të shqiptarëve etnikë në Luginë do adresohet në të gjitha mekanizmat përkatëse të OKB-së! Kjo është edhe një goditje e rradhës për propagandën e Beogradit pas brifingut dhe takimeve të nivelit më të lartë që kishim në Senatin e Kongresin e SHBA-ve në Washington, DC.
Ky takim u realizua si rezultat i letrës sime dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-se, Guterres, për Luginën, më 24 tetor 2022, në 77 vjetorin e OKB-së, dhe përkrahjes së Misionit Permanent të Shqipërisë pranë OKB-së në New York!