Vizita e fundit e Ambasadorit të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë është bërë në kuadër të shënimit të 140 vjetorit të marrëdhënjeve diplomatike në mes të Washingtonit e Beogradit. Keni parasysh letrën e 16 kongresmenëve amerikanë drejtuar Biden më 4 shkurt ku flitej në superlativ për Serbinë dhe shënohej 140 vjetori i marrëdhënjeve diplomatike serbo-amerikane, letër kjo e orkestruar nga Gjuriq.
Ndaj kësaj letre, isha unë i vetmi që kisha reaguar përmes letres sime dërguar secilit nga këta kongresistë më 6 shkurt. Në letrën time kisha argumentuar të vërtetën historike duke faktuar se Serbia nuk ka qenë asnjëherë aleate e sinqertë e SHBA-ve, por vetëm dorë e zgjatur e Rusisë në Ballkan dhe shkaktuese e luftërave më të përgjakshme në Evropë në shekullin e fundit. Shumëkush në Kosovë e ka marrë të parëndësishme letren e kongresisteve për Serbinë të 4 shkurtit, dhe duke e parë që kaluan dy ditë e askush nga Prishtina nuk reagoi, unë bëra letren time mandej.
Prishtina duhet ta kuptojë njëherë e mirë që marrëdhënjet e Kosovës me SHBA-në janë unike dhe të pazëvendësueshme, por se ato duhet të mirëmbahen në baza ditore! Nuk ka urë lidhëse më të fuqishme e më kredibile në këtë kontekst sesa Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane e udhëhequr nga Joe DioGuardi e Shirley Cloyes DioGuardi.
Respekt pa kufi për secilin shqiptaro-amerikan që ka punuar e punon për të mirën e vendit, por është Liga e cila tash e 33 vite ka punuar pa rezervë për të krijuar miqësinë tonë permanente me SHBA-të dhe është vetëm Liga që mundet t’i bëjë ballë lobimit të hatashëm serb në DC. Në politikën e jashtme, elita jonë politike duhet lënë anash egot, e duhet fokusuar në interesin kombëtar të Republikës.