Postimi i plotë nga Faton Bislimi
Sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, jam zgjedhë Anëtar i Kryesisë së LDK-së, me propozim të Kryetarit Dr. Abdixhiku. Mirënjohës për besimin e i përkushtuar ndaj përgjegjësisë, uroj që bashkërisht të kthejmë Lidhjen tonë aty ku e meriton vendi, qytetarët dhe aktivistët tanë.
Vetëm një mendësi e re e vlerësimit korrekt, sakrificës individuale për të mirën e përbashkët, respektit për të shkuarën dhe vizionit të mirëqenë për të ardhmen, do na hapin rrugën drejt sukseseve të ardhëshme!