Kandidati për Asamble Komunale nga radhët e Lidhjës Demokratike të Kosovës nga Dega në Gjilan, Faton Hasani, përmes një video-promo, ka thënë se qeverisja lokale ka hartuar politika në përkrahje dhe mbështetje të bizneseve.
Faton Hasani, i cili kandidon për të parë herë për Asamble Komunale thotë se sektori privat tash e disa vite është lënë anash, tutje ai shton se do të jetë zëri i punëtorëve të sektorit privat në Kuvendin e Komunal të Gjilanit.
Hasani ka treguar se Qeverisja lokale në Gjilan, ka hartuar politika në përkrahje dhe mbështetje të bizneseve.
Falë këtyre politikave janë bërë hapa konkret në zhvillimin ekonomik lokal dhe gjenerim të vendeve të reja të punës.
Krahas këtyre politikave, fokus të veçant do të kenë puntorët, të drejtat në punë, kushtet në punë dhe gjithçka tjetër që ata i preokupon.
#LDK160
#FATONHASANI17