Kandidati i LDK-së për Asamble Komunale, Faton Hasani, ka mbajtur takimin e radhës elektoral me të rinjët gjilanas.
Hasani bashkë me deputetën e LDK-së nga dega në Gjilan, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka zhvilluar takim me të rinjët ku edhe morrën mbështetje të madhe rreth kandidimit të tij për Asamble Komunale, poashtu Hasani thotë se të rinjët gjilanas kanë mbështetur fuqishëm edhe kandidaturën e Lutfi Hazirit për të parin e Gjilanit.
Ndryshe, Faton Hasani mban numrin 17 në listën e LDK-së, për Asamble Komunale.