Portieri i Dritës, Faton Maloku ka thyer edhe një rekord në futbollin kosovar, ngase e ka lënë të paprekur portën e Dritës për 560 minuta. Gardiani gjilanas mund që këtë rekord t’a bëjë edhe më bindës, nëse nuk pëson në ndeshjen e radhës që ekipi i tij do t’a zhvillojë kundër Feroniklit nga Drenasi, që Drita e zhvillon në shtëpi.
Të rikujtojmë se goli i fundit kur e kishte pësuar Faton Maloku ishte ai kur kishte luajtur ndaj Prishtinës në Gjilan dhe kur Malokun e kishte mposhtur futbollisti Oto John. Që prej atëherë, Maloku nuk ka pësuar asnjëherë, duke dëshmuar se është një portier i dalluar, gjë të cilën ai e kishte dëshmuar edhe më herët. /kryelajmi.com/.