Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka shprehur ngushëllime për familjet e dy të rinjve që humbën jetën në një aksident tragjik.
Peci tha se është thellësisht i prekur nga rasti, duke theksuar se humbja e Qëndrim Xhemajlit dhe Rinor Zejnullahut është dhimbje për familjet e tyre, por edhe për gjithë qytetin.
“Ditë e rëndë për Mitrovicën! Jam thellësisht i prekur me rastin tragjik të aksidentit të sotëm që i mori jetën dy të rinjve të Komunës së Mitrovicës në moshë shumë të re”, ka shkruar Peci.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve Xhemajli dhe Zejnullahu për humbjen e më të dashurve të tyre.
“Shpirti i tyre u prehtë në paqe, e kujtimi për ta qoftë i përjetshëm!”, ka shkruar Peci.

