Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar sot fshatin Pestovë të Vushtrrisë.
Peci tha se patatja e Pestovës njihet jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet e rajonit dhe gjejnë përdorim të gjërë në industrinë përpunuese të kësaj kulture, shkruan Jepi zë.
Ai u takua me bujqit e këtij fshati për të cilët tha se nuk pushojnë as të dielave.
Postimi i plotë:
🍅Perimtaria, për më shumë se një dekadë ka qenë kultura më pak e përkrahur edhe pse bilanci tregtar vazhdimisht ka figuruar negativisht.
🥔Për vetëm 1 vit e gjysëm, përkrahjen për perimtarinë e kemi rritur për rreth 85% në fushë të hapur dhe rreth 90% për perimet në sera. Pataten këtë vit së bashku me fasulet, grurin dhe misrin i kemi cilësuar ndër katër produktet strategjike për sigurimin e ushqimit në rezerva familjare; duke i mbështetur me subvencionimin e naftës dhe plehërimit pranveror. Rritja për pataten këtë vit shënon 118% rritje përmes Programit për Pagesa Direkte 2022.
📍Komuna e Vushtrrisë, ka rritur që të identifikohet me produktet e veta bujqësore, duke i paraprirë rajonalizimit natyror përmes kultivimit të patates.
🥔Patatja e Pestovës njihet jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet e rajonit dhe gjejnë përdorim të gjërë në industrinë përpunuese të kësaj kulture.
👨🌾Tek Xhevdeti, pashë një punë të mrekullueshme e një bujk të zellshëm e plot vullnet për sektorin e bujqësisë. Për të, nuk ka të diela e me të drejtë, pasiqë bujqësia nuk njeh pushim, e duke parë punën e bujqve tanë, edhe të dielat tona natyrshëm shndërrohen në të diela pune.