Mbi 1 mijë e 700 ankesa i kanë shkuar deri tash KESCO-s lidhur me faturat e larta të energjisë elektrike për muajin dhjetor. Përkthyer në përqindje, i bie 0.25 për qind e totalit të konsumatorëve që ka kjo kompani.
Qytetarët po pretendojnë se faturat u kanë ardhur shumë më të larta, edhe pse kanë shpenzuar njëjtë energji sikurse muajin paraprak.
Përveç te KESCO-s, ankesa kanë shkuar edhe në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike – KESCO po përballet me qindra ankesa të qytetarëve. Shkak janë bërë faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor.
Shumë konsumatorë janë ankuar se faturat e muajit të fundit u kanë ardhur shumë të larta, ndonëse thonë se kanë shpenzuar po aq energji sa muajin nëntor.
Zëdhënësja e KESCO-s, Margarita Rashiti i ka thënë gazetës Express se 0.25 për qind e konsumatorëve kanë paraqitur ankesë deri lidhur me faturën e fundit të energjisë elektrike, që i bie 1750 konsumatorë.
Sipas saj, pas sqarimeve që u janë ofruar, një pjesë e këtyre konsumatorëve nuk kanë vazhduar me ankesa me shkrim.
“Nga 700 mijë konsumatorë sa ka KESCO, vetëm 0.25% prej tyre kanë paraqitur ankesë lidhur me faturat e pranuara në muajin dhjetor. Një pjesë e tyre janë trajtuar nga zyrtarët përkatës të Departamentit për Shërbime me Konsumatorë, të cilët u kanë sqaruar shpenzimet e konsumit krahasuar me periudhat e ngjashme të viteve të kaluara, si dhe ndryshimet në tarifa. Si rezultat, një pjesë e këtyre konsumatorëve nuk e kanë parë të nevojshme të paraqesin tutje ankesë me shkrim”, ka deklaruar Rashiti.
Për këto ankesa, Rashiti thotë se disa kanë përfunduar se trajtuari e të tjerat do të trajtohen ditëve në vazhdim.
AKTUALE
KRONIKA
BOTA
EKONOMIA
SHOWBIZ
SPORT
ZËRAT
AUTO&TECH
DOSIER
JETË
ARKIVA
KULTURA
VIDEO
IMPRESUM
PRIVACY POLICY
SHPALLJE
Faturat e larta të dhjetorit, mbi 1 mijë e 700 ankesa i shkuan KESCO-sFoto: Zëri / Ilustrim
Faturat e larta të dhjetorit, mbi 1 mijë e 700 ankesa i shkuan KESCO-s
EKONOMIA
January 10, 2024 – 10:01
SHPËRNDAJE:
Mbi 1 mijë e 700 ankesa i kanë shkuar deri tash KESCO-s lidhur me faturat e larta të energjisë elektrike për muajin dhjetor. Përkthyer në përqindje, i bie 0.25 për qind e totalit të konsumatorëve që ka kjo kompani.
Qytetarët po pretendojnë se faturat u kanë ardhur shumë më të larta, edhe pse kanë shpenzuar njëjtë energji sikurse muajin paraprak.
Përveç te KESCO-s, ankesa kanë shkuar edhe në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike – KESCO po përballet me qindra ankesa të qytetarëve. Shkak janë bërë faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor.
Shumë konsumatorë janë ankuar se faturat e muajit të fundit u kanë ardhur shumë të larta, ndonëse thonë se kanë shpenzuar po aq energji sa muajin nëntor.
Zëdhënësja e KESCO-s, Margarita Rashiti i ka thënë gazetës Express se 0.25 për qind e konsumatorëve kanë paraqitur ankesë deri lidhur me faturën e fundit të energjisë elektrike, që i bie 1750 konsumatorë.
Sipas saj, pas sqarimeve që u janë ofruar, një pjesë e këtyre konsumatorëve nuk kanë vazhduar me ankesa me shkrim.
“Nga 700 mijë konsumatorë sa ka KESCO, vetëm 0.25% prej tyre kanë paraqitur ankesë lidhur me faturat e pranuara në muajin dhjetor. Një pjesë e tyre janë trajtuar nga zyrtarët përkatës të Departamentit për Shërbime me Konsumatorë, të cilët u kanë sqaruar shpenzimet e konsumit krahasuar me periudhat e ngjashme të viteve të kaluara, si dhe ndryshimet në tarifa. Si rezultat, një pjesë e këtyre konsumatorëve nuk e kanë parë të nevojshme të paraqesin tutje ankesë me shkrim”, ka deklaruar Rashiti.
Për këto ankesa, Rashiti thotë se disa kanë përfunduar se trajtuari e të tjerat do të trajtohen ditëve në vazhdim.
“Ndërkaq, nga ata që kanë proceduar me ankesë me shkrim, shumica e tyre kanë përfunduar kurse pjesa tjetër do të trajtohet gjatë ditëve në vijim konform afateve të përcaktuara në rregullën për Kërkesa dhe Ankesa në Sektorin e Energjisë”, thuhet në përgjigjen e Rashitit.
Përveç ankesave në KESCO, disa qytetarë i janë drejtuar edhe Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Nga ky institucion kanë thënë se për faturat e muajit dhjetor, kanë pranuar 57 ankesa.
“Në përputhje me Procedurën për zgjidhjen e ankesave në sektorin e Energjisë, të gjithë konsumatorët të cilët kanë ankesa në lidhje me shërbimet e ofruara nga furnizuesi apo operatorët e sistemit fillimisht duhet t’i paraqesin këto ankesa te furnizuesi përpara se të kërkojnë shqyrtim nga Rregullatori. Për sa i përket ankesave për faturat e fundit, ju informojmë se deri me sot janë pranuar 57 ankesa te konsumatorëve, te cilat janë referuar tek Furnizuesi. Çdo furnizues apo operator i sistemit është i detyruar t’u përgjigjet të gjitha ankesave të konsumatorëve, në mënyrë efikase dhe të drejtë”, thuhet në përgjigje.
Nga ZRRE-ja deklarojnë se pasi konsumatorët të pranojnë përgjigjen nga KESCO, mund të vazhdojnë me ankesë në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Rregullatorit.
“Pas pranimit të përgjigjes nga Furnizuesi, Konsumatorët mund të parashtrojnë ankesë në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Rregullatorit. ZRRE-ja do të shqyrtoj çdo ankesë të pranuar në përputhje me dispozitat që parashihen në Procedurën për zgjidhjen e ankesave në sektorin e energjisë”, kanë deklaruar nga ZRRE-ja.
Se faturat kanë qenë më të larta në dhjetor, e kanë pranuar edhe nga KESCO.
Nga KESCO kanë thënë se rritja e vlerës se faturave në ketë muaj dimri është rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht te konsumatorët që e përdorin energjinë elektrikë për ngrohje.
Në reagim ishte theksuar se konsumi i energjisë elektrike në vlerë më shumë se 800 kWh në muaj faturohet me tarifë më të lartë.
“ZRRE-ja ka ndërtuar një strukturë tarifore të ndarë në blloqe shpenzuese. Kështu, nëse ju si konsumator familjar konsumoni deri në 800 kWh, atëherë i nënshtroheni vetëm dy blloqeve, ditën dhe natën, të cilat në dimër fillojnë nga ora 22:00 deri në orën 7:00. Gjatë ditës çmimi është 7.79 cent për kWh, ndërsa natën rreth 57 për qind më i lirë, pasi llogaritet me 3.34 cent për kWh. Megjithatë, çmimet ndryshojnë për konsum mbi 800 kWh. Nëse një konsumator konsumon 1600 kWh, atëherë pjesa deri në 800 kWh llogaritet me çmimet e lartpërmendura. Ndërsa pjesa e mësipërme llogaritet me 2 tarifa të tjera: ajo e larta gjatë ditës që shkon në 14.45 cent për kWh ose 85.5 për qind më shtrenjtë, dhe ajo e natës 6.81 cent për kWh ose gati 104 për qind më e shtrenjtë se shpenzimi nën 800 kWh”, thuhej tutje në njoftim.