Drita, krahas synimit është duke punuar me kujdes edhe në ruajtjen e potencialit nga edicioni i kaluar. Pasi vazhdoi kontratat me një nga futbollistët kryesorë, të njëjtën e ka bërë edhe me mesfushorin, Bujar Shabanin.
FC DRITA, përmes një postimi në faqen zyrtare ka njoftuar se ka vazhduar bashkpunimin me mesfushorin Bujar Shabanin deri në vitin 2023.
Ja postimi i plotë:
Sot ne ambientet e klubit tone, eshte arritur marreveshja e vazhdimit te bashkepunimit deri ne vitin 2023 me njerin prej mesfushoreve me te mire ne vend, Bujar Shabanin.
Marreveshja eshte zyrtarizuar nga zv. Drejtori i pergjithshem i klubit njeherit edhe drejtor sportiv z.Valon Zymberi.
Paç fat Bujar!