FC Drita dhe SC Gjilani nesër do të mbajnë konferencat për media përpara ndeshjeve të rëndësishme të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës.
FC Drita do të përballet me një sfidë të madhe në shtëpi, pasi do të takohet me kampionët aktualë, FC Ballkani, në derbin e xhiros.
Konferenca e skuadrës do të mbahet në ora 14:00, ku para gazetarëve do të paraqitet trajneri Zekirija Ramadani.
Ndërkohë, SC Gjilani ka një udhëtim të vështirë përballë KF Malisheva, një ekip që ka pasur një start të fortë në kampionat.
Konferenca e SC Gjilani do të zhvillohet nesër në ora 12:30, ku do të flasin trajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Sabit Bilali.