FC Drita e ka nisur me humbje stinorin e ri kundër Llapit, me rezultat minimal 0 me 1 shkruan Radio Star.
Golin e vetëm për skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina e realizoi Arbnor Ramadani në minutën e 4′ të takimit.
Ky gol qëlloi të ishte i vlefshëm për tre pikët e para për Llapin në stinorin pranveror.
Drita në pozitën e tretë me 34 pikë, kurse Llapi pas fitores kalon në vendin e dytë me 37 pikë.