Shkuran Fitim Guda
FC Drita e SC Gjilani në mëshirën e fatit
Dy klubet më të mëdha në vend, FC Drita e SC Gjilani të cilat po na bëjnë krenar në futbollin e Kosovës por edhe në arenën ndërkombëtare, tani e një kohë kanë mbetur në mëshirën e fatit të Institucioneve të Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Sportit.
Para zgjedhjeve shumë deputet të pushtetit aktual filluan të fotografohen në stadium edhe pse ata asnjëherë nuk kishin qenë aty dhe nuk e dinin se ku gjindet stadiumi i qytetit, ata shkuan aq larg sa premtuan se në fund
të vitit 2022 stadiumi do të jetë i gatshëm për futbollistët e FC Dritës e SC Gjilanit.
Por, ata jo që nuk e rregulluan stadiumin po i shuan të gjitha gjasat për ndërtimin e tij, pasi ndërpren punimet në stadium me akuza se janë shkelur procedurat e tenderimit dhe larguan dy klubet përfundimisht nga stadiumi duke i
transferuar në stadiume sintentike, e këtë e bëri pushteti aktual të cilit i ka humbë rruga duke mos parë në tunelin e tyre edhe atë pak dritë.
Stadiumi i qytetit të Gjilanit dikur konsiderohej si stadiumi më i mirë në ish-Jugosllavi për nga mirëmbajtja dhe cilësia e barit ku shumë klube na kishin zili.
Akuzat e pushtetit lokal se pushteti i më hershëm nuk ka punuar fare janë totalisht të pabaza këtë e dinë edhe klubet edhe qytetarët e Gjilanit, por ta mbyllshë tenderin e të theksohet se ka shkelje në projekt do ta vërteton koha se këto janë të pa baza dhe një arsyetim i pushtetit aktual për tu arsyetuar në opinion se kemi gjetur pa rregullsi në ndërtimin e këtij stadium.
Eshtë mëkat dhe pajustifikim ti përzësh klubet nga stadiumi nga dështimet dhe mos vizionin për ndërtimin e stadiumit.
Neglizhenca e qeverisjës së Komunës i ka detyruar dy klubet të vendosen nën shkallët e stadiumit me mjetet e tyre financiarë që sillen rreth 30,000 euro ku kanë ndërtuar zhveshtoret e improvizuara.
Që nga largimi i këtyre dy klubeve nga stadiumi i qytetit ju ka kushtuar mbi 100,000 euro vetëm nga shitja e biletave, që është një humbje jashtëzakonisht e madhe, ndërsa qytetarët e Gjilanit idhujt e tyre të Dritës e Gjilanit
për ti parë në stadiumin e qytetit vështirë se do të realizohet me këtë pushtet i cili cdo projekt të nisur e ka cunguarduke mos dhënë asnjë përgjegjje profesionale.
Arsyetimet e pushtetit aktual në qytetin e Gjilanit për ndërprerjen e punimeve janë totalisht të pa baza këtë do ta sqarojmë me shumë arsye në takimet të cilat do ti kemi në Kuvendin Komunal të Gjilanit.
Ne si opozitë kemi kërkuar nga kryetari i Gjilanit që të na spjegon dhe të na ofron dokumentet ku janë bërë shkeljet dhe keqëpërdorimet për ndërtimin e stadiumit por gjerë më tani ato dokumente nuk janë ofruar.
Eshtë mirë kur gjithqka ka marrë uji dhe ka rrënuar muret e zhveshtores deputet dhe kryetari i Gjilanit le të ofrohen e ta shikojnë dëmin dhe ndoshta do t’ju vie pak turp për premtimet e bëra në fushat para elektorale ku premtuan se për një vit qështja e stadiumit do të mbyllet.
Por, si po duket për pushtetin aktual në Gjilan viti i famshëm i tyre ende nuk ka fillu dhe vështirë se do të fillon me këtë qasje që kanë.