Klubi i njohur gjilanas, FC Drita, ka njoftuar largimin e radhës nga radhët e tij, me Astrit Thaqi që tanimë nuk është më pjesë e ekipit shkruan Radio Star.
Ky është largimi i gjashtë nga klubi në këtë periudhë.
Në një komunikatë zyrtare, FC Drita ka bërë të ditur se kontrata e Thaqit ka përfunduar dhe palët nuk kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin.
Klubi e ka falënderuar Thaqin për kontributin e tij gjatë periudhës së kaluar dhe i ka uruar suksese në të ardhmen.
“Ju njoftojm që kemi përfunduar marrëveshjen me futbollistin Astrit Thaqi, futbollisti ishte bashkuar me klubin në sezonin 2023/24 dhe është paraqitur në 39 ndeshje në të gjitha kompeticionet, Astriti ishte njëri prej futbollistëve kyq në skuader dhe FC DRITA i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij” thuhet në komunikatën e klubit.
Largimi i Thaqit vjen si pjesë e një periudhe ndryshimesh dhe rinovimesh brenda klubit, teksa FC Drita synon të ristrukturojë skuadrën për sfidat e ardhshme./radiostar/