Superliga e Kosovës në futboll sa shkon e bëhet më interesant, kjo për arsyeje se klubet janë duke shpenzuar çdo sezon e më shumë, shkruan Gazetasheshi.com
Këtë sezon Superliga ka aplikuar sistemin me dhjetë skuadra nga 12 sa ishin sezonin e kaluar, duke e bërë garën për titull, daljen në Evropë dhe mbijetesën edhe më interesante.
Së fundmi faqja e specializuar për vlerën e futbollistëve në tregun e transferimeve, ‘Transfermarkt’ ka përditësuar listën e vlerës së përgjithshme të ekipeve botërore në tregun e transferime.
Në shtator të vitit 2020 vlera e përgjithshme e skuadrave kishte kapur shifrën 22 milionë e 300 mijë euro.
Kurse, tashmë vlera e skuadrave është rritur për më shumë se pesë milionë euro, pra 27 milionë e 730 mijë euro.
Përsëri ekipi më i shtrenjtë vjen nga qyteti i Gjilanit, por kësaj here kampionia në fuqi, Drita, e ka kaluar rivalin lokal, Gjilanin, sa i përket vlerës.
“Bardhekaltërit” kapin vlerën 4.15 milionë euro, kurse pas tyre është skuadra e Ballkanit që vlen 3.95 milionë.
Më poshtë e keni listën e Transfermarkt: