Në mungesë të kushteve në infrastrukturë në qytetin e Gjilanit, klubi i FC Dritës është mobilizuar vetë dhe tani ka filluar investimet në stadiumin e ri ndihmës me barin natyral shkruan Radio Star.
Presidenti i FC Dritës, Valon Murseli, ka thënë se qëllimi i tyre është për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin e mëtejmë të sportit në Gjilan dhe këtë po e bëjnë duke investuar në stadiumin e ri.
Murseli në një shkrim në ‘Facebook’, ka treguar se stadiumi i cili do të ndërtohet do të jetë afër atij të cilin e ka ndërtuar federata për klubin e FC Dritës, i cili shërben për akadamin e klubit, ku lokacioni i saj është në fshatin Livoçë.
Shkrimi i plot:
Investimi ne infrastruktur ka qene qellimi ynë nder vite karshi edhe investimeve ne klub.
Sot kemi filluar punimet per stadiumin ndihmes me bari natyral pranë fushes sintetike ne kampin e klubit tone FC DRITA.
Infrastruktura eshte e domosdoshme per ngritjen e nivelit profesional te klubit andaj ne do te vazhdojme te punojme ne kete drejtim hap pas hapi.
DFC💙