Ka përfunduar ndeshja mes SC Gjilanit dhe FC Dritës, e vlefshme për xhiron 17-të shkruan Radio Star.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0 me 0, në këtë pjesë SC Gjilani kishte raste të mira.
Pjesa e dytë solli një golë, atë për FC Dritën në minutën e 67-të shënoi Blerim Krasniqi, pas një asistimi të mirë nga Muharrem Jashari.
SC Gjilani mbetet me 17 pikë, kurse FC Drita tani ka 31 pikë me një ndeshje më pak./radiostar/