FC Drita dhe SC Gjilani, kanë shënuar fitore në udhëtim në kuadër të xhiros së 21 shkruan Radio Star.
Skuadra e FC Dritës ka shënuar fitore me rezultat 2 me 1, kundër skuadrës së Prishtinës.
Golat për Dritën i kanë shënuar Besnik Krasniqi dhe Blend Baftiu, kurse për Prishtinën Jalen Blesa.
Pas kësaj fitore, Drita ndan pozitën e parë me Ballkanin me nga 44 pikë.
SC Gjilani, ka shënuar fitore ndaj Drenicës me rezultat 2 me 1.
Skuadra e Gjilanit, kishte kaluar e para në epërsi me anë të Shend Kelmendin, Drenica barazoi në fund të pjesës së parë përmes Besfort Dervishajt.
Skudra gjilanase arriti ta rikthente epërsinë me golin e shënuar prej Baton Zabërgjës që u asistua prej Elton Cales në minutën e 81-të.
Gjilani vazhdon të jetë në vendin e tretë me 32 pikë edhe pas kësaj fitore.