Skuadra e FC Drita po vazhdon përgatitjet intensive në Antalya të Turqisë, ku po zhvillon fazën përgatitore për stinorin pranveror.
Në kuadër të këtyre përgatitjeve, Drita zhvilloi një ndeshje miqësore kundër ekipit Chernomorets Odesa, e cila përfundoi me humbjen e skuadrës kosovare me rezultat 3-1.
Golin e vetëm për ekipin e Zekirija Ramadanit e realizoi Kastriot Selmani, duke treguar formë të mirë në këtë përballje.
Në tri miqësoret e fundit, Drita regjistroi dy barazim dhe një humbje, tani është në fazën përfundimtare të përgatitjeve para kthimit në Kosovë. Ndeshja e parë zyrtare e skuadrës do të jetë në kuadër të Kupës së Kosovës, ku Drita do të përballet me Dukagjinin, në një sfidë vendimtare për vazhdimësinë në këtë garë.