Futbolli kosovar është në zi pas humbjes së jetës së futbollistit Erjon Morina.
Pas këtij lajmi, skuadra e FC Drita ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Morina dhe klubit të Vushtrrisë.
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
12.12.2024
E nderuara familje MORINA!
Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për ikjen e hershme në amëshim të më të dashurit tuaj Erjonit.
Në emër të klubit FC DRITA, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes MORINA, klubit të Erjonit FC Vushtrria, shokëve, miqëve si dhe gjithë futbolldashësve nga mbar trojet shqipëtare.
Prehu në paq Erjon!
FC DRITA