Geneva, Switzerland
9-10 Shtator 2019
Sot ka filluar takimin dy ditorë ECA(Asociacioni i Klubeve Evropiane) pjesë e të cilës është edhe FC DRITA, i vetmi klub nga Kosova me të drejta të plota.
Klubi jonë ditë më parë ka pritur në takim Olivier Jarosz, antarë i këtij asociacioni ku dhe na ka njoftuat rreth pranimit të klubit tonë në ECA dhe për rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë takim që ka filluar sot!
I pranishëm në këtë takim është z. Jetmir Salihu, managjer i klubit i cili do ta shfrytëzoj të drejtën e votës në vendimet që do të mirren sot në këtë takim.
ECA është organizatë e krijuar ne vitin 2008 (që ka zavendësuat G-14) që është e pranuar pranë shtëpis së madhe të FIFA-së, me 232 klube të antarësuar president i të cilës është Andrea Agnelli që njëherit është president i gjigantit italian Juventus.