Drita nuk e ka nisur aspak mirë edicionin e ri në Ipko Superligë. Nga tri ndeshje të zhvilluara, skuadra e Bekim Isufit ka dy humbje dhe një fitore, duke tubuar vetëm tri pikë.
Flamurtari dhe Liria janë ekipet pa ‘pretendime’ që kanë mposhtur gjilanasit, teksa fitorja e vetme është ndaj të KEK-ut.
Natyrisht, Drita do të tentojë që të lë pas humbjet qysh në ndeshjen e radhës, por kjo nuk duket edhe shumë e lehtë, pasi përballë do ta ketë Llapin e super-përforcuar.
Ndeshja do të zhvillohet në Gjilan.
Gjithsesi, mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i Dritës dhe trajnerit Bekim Isufi pas këtij starti të dobët të kampionatit.