Prishtina dhe Drita kanë siguruar vend në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll pas fitoreve ndaj Trepçës ’89, përkatësisht Dukagjinit.
Drita triumfoi në Klinë ndaj Dukagjinit, pas penalltive, 4:3. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve nuk prodhoi gola.
Nesër zhvillohen dy ndeshjet e tjera çerekfinale, në të cilat takohen: Vjosa – Suhareka dhe Malisheva – Ballkani.