Sot zhvillohet xhiro e tetë e Albi Superligës së Kosovës.
Skuadra e FC Dritës, kërkon të vazhdoj ecurin pozitive për të grumbulluar pikët e plota, skuadra gjilanase pas fitorës në derbi, tani kërkon tri pikët e plota ndaj Malishevës në udhëtim.
Skuadra gjilanase në këtë ndeshje do ti ketë të gatshëm të gjithë lojtarët, nuk do të ketë asnjë mungesë.
Traineri i FC Dritës, Ardian Nuhiu, ka thënë se nesër duhet ta trajtojmë ndeshjen sikur ajo të jetë e fundit për ne dhe të bëjmë maksimumin për të marrë maksimumin.
Ndeshja mes Malishevës dhe FC Dritës zhvillohet sot, nga ora 15:00 në stadiumin “Liman Gega” në Malishevë.