Football Club “Drita” është zgjedhur klubi më i mirë i vitit 2018.
Ekipi gjilanas triumfoi titullin e kampionit dhe Superkupën e Kosovës këtë vit, derisa pati paraqitje briliante edhe në garat ndërkombëtare, derisa ishte pjesë e kualifikimeve në Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligës.
Çmimin për klubin më të mirë të vitit e ka pranuar drejtori gjeneral i bardhekaltërve Feti Murseli në gala mbramjën që po mbahet nga Federata e Futbollit e Kosovës për zgjedhjen e laureatëve të vitit 2018.
Për Dritën kjo është hera e dytë në histori që zgjidhet klubi më i mirë, pas suksesit historik që pati në vitin 2003.