Klubi ynë, FC DRITA sot në orët e hershme të mëngjesit është kthyer nga Turqia, ku qëndroi për fazën përgatitore nga 17 deri më 31 janar.
Faza përgaditore është vlerësuar si tejet pozitive dhe gjithë futbollistët janë në formën optimale, ku secili prej tyre ka marr minutazhën e tij në çdo ndeshje kontrolluese që i zhvilluam në Antalya të Turqisë.
Gjatë qëndrimit në Antalya klubi ynë zhvilloi gjithësej katër ndeshje kontrolluese:
-FC DRITA 2:0 Floridsdorfer AC
-FC DRITA 1:1 Chornomorets Odessa
-FC DRITA 4:1 IRAK U23
-Alanyaspor 0:2 FC DRITA
(9 gola të shënuar, 2 gola të pësuar)
Përgjatë kësaj faze përgatitore nuk pati asnjë dëmtim apo shqetësim nga futbollistët tanë, gjë që na gëzon dhe jep shpresë për një stinor të mbarë.
Tashmë të gjithë futbollistët janë të gatshëm për gjysmë edicionin pranveror, sikurse edhe për ndeshjet e Kupës.
Ndeshja hapëse e këtij stinori për ekipin tonë do të jetë të dielen me ekipin e Fushë Kosovës në kuadër të Kupës së Kosovës.
(Foto nga ndeshja e fundit kontrolluese Alanyaspor-FC DRITA)
FC DRITA⬜?