Skuadra e FC Dritës do ta zhvillojë sot ndeshjen e mbetur të kampionatit kundër FC Drenicës. Takimi do të luhet në stadiumin ndihmës në Gjilan, me fillim nga ora 15:00.
Bardhekaltrit vijnë në këtë sfidë pas tri rezultateve pa fitore: një humbje ndaj Ferizajt dhe dy barazime, përballë Llapit dhe Prishtinës. Përballja e sotme shihet si një mundësi e mirë për Dritën që të rikthehet te fitorja dhe të përforcojë pozitën e saj në renditje.