Skuadra e Dritës i është afruar edhe më shumë fazës grupore të Ligës së Konferencës për këtë sezon.
Drita duhet ta eliminoj edhe një kundërshtar për të siguruar fazën e grupeve, pasi të enjten mbrëma ka avancuar në play-offin e Ligës së Konferencës.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drita ka mposhtur 3:1 Audan në ndeshjen e kthimit pas dy vazhdimeve nga 15-të minuta.
Me këtë fitore, Drita ka eliminuar Audan në raundin e tretë kualifikues me rezultatin e përgjithshëm 3:2 pasi javën e shkuar kishte pësuar 1:0 në Letoni.
Skuadra e trajnerit Zekirija Ramadani gjatë tërë ndeshjes ishte më e mirë dhe me meritë ka avancuar në play-off, fazë në të cilën e pret përballja me Legian e Varshavës.
Besnik Krasniqi (75’) shënoi nga penalltia për të zhbllokuar rezultatin dhe me shifrat 1:0 përfundoi ndeshja që pastaj shkoi në dy vazhdimet nga 15-të minuta.
Në secilin prej dy vazhdimeve, Drita e shënoi nga një gol. Në vazhdimin e parë, realizoi kapiteni Rron Broja me kokë kurse në vazhdimin e dytë shënoi Albert Dabiqaj, po ashtu me kokë.
Për Dritën që paraqitet në Evropë prej sezonit 2018/19, kjo është hera e parë që kualifikohet në play-offin e njërës prej garave të UEFA-s.