Është mbyllur pjesa e parë në “Parken Stadium” në Kopenhagë, ku FC Drita po përballet me skuadrën e njohur daneze, FC Copenhagen.
Pas 45 minutave lojë, rezultati është i barabartë 0-0. Ekipi i trajnerit Zekirija Ramadani ka zhvilluar një pjesë të parë të disiplinuar, me mbrojtje të ngjeshur dhe qasje të kujdesshme taktike, duke neutralizuar sulmet e vendasve.
Një paraqitje solide nga Drita në një sfidë të rëndësishme ndërkombëtare.