Kampioni i Kosovës në Futboll, FC Drita, në nismë të afatit kalimtarë për futbollistë nuk ka qenë shumë aktive, duke u marrë më tepër me lojërat në arenën ndërkombëtare. Ekipi gjilanas, që pos largimit të qendërsulmuesit Kastriot Rexha, arriti që të ruaj ekipin kampion, por sa më shumë që afrohej fundi i afatit kalimtar prurjet ishin gjithnjë e më të mëdha, ndërkohë që largimet nga ekipi ishin të pakta.
Kështu, në përballjen e parë ndaj KEK-ut, Bekim Isufi, kryetrajner i Dritës do të mund të llogaris edhe në lojtarët e sapoardhur:
Këto janë të gjitha angazhimet e kësaj vere në FC Drita:
Edvan Bakaj,
Arbër Shala,
Albin Krasniqi,
Zgjim Mustafa,
Filonit Shaqiri,
Edenilson Bergonsi,
Eri Lamçja,
Betim Haxhimusa,
Ricardo Verza,
Erjon Vucaj,
Ervis Kaja
Largimi më i bujshëm nga FC Drita ishte ai i Kastriot Rexhës, që ishte golashënuesi më i mirë në kampionatin e shkuar. Këto janë të gjitha largimet ng FC Drita:
Krenar Ramadani,
Dorart Ramadani,
Drilon Musaj,
Denis Haliti,
Arbnor Ramadani,
Amit Gulluzade,
Ylli Bislimi,
Leotrim Kryeziu,
Astrit Fazliu,
Kastriot Rexha.