Dy skuadrat gjilanase FC Drita dhe SC Gjilani, kanë shënuar fitore në kuadër të xhiros së 17-të të Albi Superligës së Kosovës.
FC Drita ka shënuar fitore ndaj Malishevës me rezultat 3 me 1.
Golat për skuadrën e Ardian Nuhiut, i realizuan Besnik Krasniqi, Ilir Blakçori dhe Ardit Tahiri.
SC Gjilani, ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Llapit, me rezultat 0 me 1.
Golin e vetëm e shënoi sulmuesi Solomon, ku pas një gabimi të mbrojtësit të Llapit.
Skuadra e FC Dritës gjindet në vendin e parë me 35 pikë, kurse SC Gjilani ka 27 pikë dhe është ne vendin e tretë.