Një gol i shënuar nga Drita edhe atë kah fundi i ndeshjes, por doli të jetë shumë i vlefshëm, ngase ai e pati vlerën e tri pikëve, që e afrojnë ekipin bardh e kaltër shumë afër kreut, shkruan kryelajmi.com.
Në një ndeshje jo fort interesante, Drita e ka dominuar pjesëlojën e parë, por me disa gjysmëraste, derisa Feronikli ’74 më tepër është përqendruar të mos pësojë gol.
Drita ka tentuar të shënojë nëpërmjet një parabole, por topi shkoi jashtë portës, derisa asaj në pjesëlojën e parë nuk i kryen punë as harkimet nga larg, apo edhe tentimet nga largësia, që zakonisht përfundonin jashtë porte.
Në minutën 55, Selmani ka provuar me një gjuajtje nga largësia, por topi ka shkuar mbi portë. Drita pati një gjuajtje pranë portës edhe në minutën 72, kur pas harkimit të Huruglicës, Dabiqaj gjuajti me kokë, por topi shkoi jashtë.
Në minutën 80, pas një sulmi nga e majta, Selmani e ka shërbyer mirë Besnik Krasniqin, i cili u fut nës brendi dhe ka shërbyer në anën e kundërt Ouvukan, i cili me të brendshmen ka gjuajtur me urti dhe ka qëlluar këndin e poshtëm të majtë të portës së Feroniklit ’74.
Në xhiron e ardhshme Drita e luan kryendeshjen e madhe ndaj SC Gjilanit./kryelajmi.com/.