Fc Drita ka marrë një fitore shumë të rëndësishme si mysafir kundër Fushë Kosovës, në Kupën e Kosovës.
Golin e parë e shënoi Ardian Cuculi, nga pika e bardhë, pasi që më herët ekipi i tij kishte fituar një penalti, kur Almier Ajzeraj nga mbrojtësit e Fushë Kosovës ishte rrëzuar në brendi.
Në minutën 41, Bekteshi rrëzoi në brendi Ajzerajn dhe gjyqtari Kosumi sërish dha penalti për Dritës. Kësaj radhe nga pika e bardhë gjuajti Arbnor Muja që gjuajti në këndin e majtë të poshtëm të portës vendase dhe qëlloi për 0:2. Një minutë më pas harkoi nga e djathta e Marko Simonovski qëlloi me kokë për rezultatin 0:3.
Në pjesën e dytë Fc Drita realizoi edhe dy gola përmes Muharrem Jasharit, Arbnor Mujës, rezultati përfundimtarë Ramiz Sadiku 0 – 5 Fc Drita.
Pas fitorës së thellë të Fc Dritës ndaj Fushë Kosovës, skuadra gjilanase kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës./radiostar/