FC Drita ka zyrtarizuar sot ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin Iljasa Zulfiu, pas një marrëveshjeje të dyanshme mes palëve. Mesfushori tashmë do të vazhdojë karrierën e tij te KF Dukagjini.
Zulfiu iu bashkua skuadrës gjilanase një vit më parë nga ekipi kazak Zhenis Astana, ndërsa gjatë kësaj kohe arriti të kontribuojë në sukseset e bardhekaltërve, duke u larguar si kampion i Kosovës.
Nga klubi FC Drita kanë shprehur mirënjohje për angazhimin e tij, duke i uruar suksese në aventurën e re.
“Faleminderit për kontributin Iljasa dhe paç fat në vazhdim të karrierës,” thuhet në njoftimin e klubit.