Para fillimit të derbit, skuadra e FC Dritës ndau një mirënjohje të veçantë për onkologun Dr. Arben Bislimi, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të vazhdueshëm në luftimin e kancerit shkruan Radio Star.
Mirënjohja u dorëzua nga drejtori i klubit, Feti Murseli, dhe u duartrokit nga të pranishmit.
Ky akt ndodhi në muajin tetor, i cili njihet si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit në Kosovë.